Është ndërprerë mbledhja për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për shkak të ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani. Ndërprerja e mbledhjes u kërkua nga deputeti Gazment Bardhi, ndërsa kryetarja e këshillit, Elisa Spiropali e pranoi pa hezitim kërkesën.