Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”. Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza të drogave të forta në lokalet e natës në zonën e Ish-bllokut. Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 42 shtetas, pjesëtarë të grupeve që ushtronin këtë veprimtari kriminale.