Top Channel/ Ndalohet në Rinas predikuesi/ Dyshohej për akte terroriste
23/10/2025 23:43

Një personi njohur për qëndrimet radikale fetare është ndaluar pasditen e së enjtes në aeroportin mdërkombëtar të Rinasit dhe nuk është lejuar të hyjë në Shqipëri. Sipas informacioneve të Top Channel, bëhet fjalë për Imran Hosein, një predikues fetar dhe studiues islam nga Trinidad-Tobako, i cili ishte nisur nga Amerika e Jugut për një agjendë fetare në Shqipëri. Hosein ka qenë objekt i hetimeve nga autoritetet shqiptare për lidhjet e tij me veprime që lidhen me aktet e mundshme të terrorizmit. Policia kufitare ka marrë masa për ta ndaluar të hyjë në territorin shqiptar, duke bazuar veprimet e tij në informacione të sigurisë kombëtare që lidhen me kërcënime të mundshme ndaj rendit dhe sigurisë publike. Aktualisht, ai po mbahet në Aeroportin e Rinasit ndërsa po finalizohet procesi i rikthimit të tij në destinacionin nga ku u nis. Imran Hosein është një figurë e njohur për shkak të komenteve dhe ligjëratave mbi islamin dhe ndikimin që kanë ngjarjet e kohëve moderne në interpretimin e Kuranit. Hosein ka sulmuar izraelin duke e cilësuar një shtet politik të lidhur me fundin e botës. Lidhur me ndalimin e tij në Shqipëri, autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë ende një qëndrim të detajuar, ndërsa burimet thonë se ai ka qenë nën hetim për disa kohë dhe është parë si një individ me rrezikshmëri të mundshme për sigurinë kombëtare.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58