Më shumë se 120 vende e kanë firmosur konventën që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese, por Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nuk janë pjesë e firmëtarëve. Kjo, dhe fakti që e konsideron një zhvillim kyc për luftën duket se janë ndër arsyet që e bëjnë presidentin amerikan Joe Biden të ndihet i bindur se mori vendimin e drejtë kur njoftoi pak ditë më parë se SHBA-ja do të nisë bomba të tilla në Ukrainë.