Të enjten e një shkurtit ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që thotë se e vetmja valutë për transaksione dhe pagesa me para të gatshme është euro. Shqetësimi i ngritur nga bashkësia ndërkombëtare për qytetarët serbë që marrin ndihma financiare në dinarë nga shteti i Serbisë ka bërë që Kosova të ofrojë fazë tranzitore dhe fushatë informimi për këta qytetarë. Por, përsëri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka ngritur shqetësimin për tensione etnike në pjesën veriore të Kosovës.