Ulja e temperaturave dhe rritja e konsumit të energjisë ka futur Kosovën në një krizë të thellë energjetike. Ditën e martë nisën kufizimet e parë të energjisë elektrike në Prishtinë, ku në errësirë u zhyt dhe parlamenti që po zhvillonte debate pikërisht për energjinë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi pesë minuta pushim për të ndezur gjeneratorët dhe rifilluar seancën Ndërsa Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në tri ditët e ardhshme situata me energji elektrike do të jetë edhe më rënduar