Aktori i njohur i humorit shkodran, Paulin Preka ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Mjeshtri i Madh i humorit mbylli sytë në Itali, ku ndodhej prej vitesh së bashku me familjen e tij. Ai numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ku ka spikatur me estradën e Shkodrës në shumë aktivitete brenda e jashtë vendit.