Artisti i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi mbylli sot sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Artisti që e deshi mbarë populli shqiptar, u shua në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit pas një beteje disavjecare me një sëmundje të rëndë, siç njoftoi familja e tij përmes një statusi.