Katër vjet pas tërmetit që goditi rëndë Durrësin, shumë familje nuk janë kthyer ende në banesat e tyre. Këtë fundjavë në ambientet e bashkisë së Durrësit u hodh shorti publik i shpërndarjes së apartamenteve të një pallati të rindërtuar në lagjen nr. 5, ku dhjetëra objekte banimi u dëmtuan nga tërmeti dhe një pjesë e tyre janë ende të pabanueshme. Por deri tani vetëm ky pallat në rrugën “Hysen Myshketa” është rindërtuar, ndërsa një tjetër është në proces riforcimi.