Ndonëse çelësat e selisë vazhdon t’i ketë Sali Berisha, paratë e shtetit do vijojë ti marrë Gazment Bardhi që administron arkën e partisë. Në llogarinë bankare të Partisë Demokratike, e cila nuk kontrollohet nga Berisha, do kalojnë 100 milionë lekë. Edhe pse forca më e madhe e opozitës nuk ia doli të vinte ne pushtet ajo do të përfitojë para nga fondi financiar që buxheti i shtetit shpërndan për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit .