Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e fondit vjetor prej 345 milion lekë dhënë nga buxheti shtetit për 11 parti politike. Fondet vjetore për partitë politike KQZ i miratoi në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare. Sipas një formule të mirë-përcaktuar pjesa më e madhe e këtij buxheti i shkoi Partisë Socialiste. 74 mandatet e fituara përkthehen në 150 milion lekë për selinë rozë.