Kreu i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë ka dhënë dorëheqjen pasi për të ndjekur fjalimin e Volodymir Zelenskyt aty, kishte ftuar një individ i cili rezultoi të ketë luftuar për një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas fjalimit të Zelenskyt, ligjvënësit kanadezë duartrokitën për 98-vjeçarin Yaroslav Hunka në momentin që kryetari Anthony Rota përmendi emrin e tij.