Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta. Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës “Il commissario daltonico a teatro” (Komisari daltonik). Shfaqja ndërthur humorin, misterin dhe absurdin. Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Teatri Zonja e Bujtinës njoftoi se ky produksion është pezulluar, për shkak të problemeve shëndetësore të regjisorit.