Top Channel/ NATO shton mbrojtjen nga ajri : Rusia po bën terror, rrisim shpenzimet me 400%
09/06/2025 20:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri thirrje për një rritje prej 400 për qind të mbrojtjes kundërajrore dhe raketore, për të mbrojtur aleancën veriatlantike nga kërcënimet e Rusisë. “Në Ukrainë po shohim se si Rusia përdor terrorin nga ajri, prandaj do ta forcojmë mburojën që mbron qiellin tonë. NATO-s i duhet një rritje prej 400 për qind e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe raketore për ta ruajtur një parandalim dhe mbrojtje të besueshme. Fakt është që kemi nevojë për një rritje të madhe në mbrojtjen tonë kolektive”, tha Rutte gjatë një fjalimi në Londër. Por, Moska i ka dënuar menjëherë deklaratat e tij, duke e cilësuar NATO-n si një “instrument agresioni”. “NATO po shfaqet si një instrument agresioni dhe përballjeje”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, para gazetarëve në Moskë. Vendet anëtare të NATO-s janë duke punuar për t’i rritur kapacitetet e tyre mbrojtëse që prej fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022. “Rreziku nuk do të zhduket as kur të përfundojë lufta në Ukrainë. Na duhen më shumë trupa dhe kapacitete për të zbatuar plotësisht planet tona mbrojtëse. Ushtritë tona kanë gjithashtu nevojë për mijëra automjete të blinduara dhe tanke, si dhe miliona predha artilerie. NATO duhet të bëhet një aleancë më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”, theksoi Rutte. Britania javën e kaluar njoftoi plane për ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve bërthamore dhe gjashtë fabrikave për prodhimin e municionit dhe predhave, si përgjigje ndaj asaj që e cilëson si kërcënim nga Rusia. Gjatë qëndrimit në Londër, Rutte u takua dhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, për herë të dytë në Downing Street që nga ardhja në pushtet e liderit laburist në korrik 2024.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58