Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Ndërkohë, hetime për rastin sipas tij, po bëjnë edhe EULEX-i, SHBA-ja e Gjermania.