Luftën me Rusinë kërkon ta shmangë, por NATO-ja kërkon të jetë e përgatitur për cdo skenar. Për këtë arsye, aleanca synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Burime të brendshme pohojnë se NATO-ja pretendon që Berlini të vërë në dispozicion edhe shtatë brigada të tjera për mbrojtjen e aleancës.