NATO-ja po nis forca shtesë e po dërgon më shumë anije dhe avionë luftarakë në Europën Lindore, ndërsa Irlanda paralajmëroi se lojërat e reja luftarake ruse në brigjet e saj nuk janë të mirëpritura. Organizata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pohoi se eshte duke forcuar praninë e saj "parandaluese" në zonën e Detit Baltik.