Kryeministri Rama, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike. Ky takim vjen në një moment kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s.