Situata e sigurisë në Kosovë përbënë shqetësim për NATO-n, cka u dëshmua qartë dhe nga thirrjet që ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i aleancës Boris Ruge, i drejtoi Prishtinës dhe beogradit që të frenohen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe rajon. Zyrtari i lartë qëndroi së fundmi në Kosovë dhe Serbi, ku diskutoi me autoritetet e të dyja vendeve për këtë cështje.