Tuneli i Kalimashit është mbuluar nga tymi për shkak të zjarrit që ka përfshirë malin gjatë mbrëmjes së kaluar. Vatra e vogël e zjarrit mbi tunelin e Kalimashit nisi para 8 ditësh ndërsa mbrëmë mori përmasa aq të mëdha, sa ishte tepër e vështirë të vihej nën kontroll. Në vendngjarje mbërritën forca të ushtrisë dhe të zjarrfikësve, ndërsa në ndihmë erdhën dhe forca nga Kosova për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve mbi tunelin e Kalimashit duke thënë se ka qenë një natë e vështirë, por flakët janë vënë nën kontroll.