Festivali Folklorik Kombëtar vijoi në natën e tij të pestë me grupet e qarqeve të Fierit dhe Shkodrës që u prezantuan me prurje të hershme të traditës, këngë dhe ritme vallesh të sjella në të gjitha festivalet folklorikë. Lojërat popullore, këngët humoristike dhe ato të dashurisë ishin përzgjedhur nga qarku i Fierit në një ndërthurje dinamike dhe plot ngjyra.