Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës do ta tentojë sërish nisjen e raketës së saj të re Space Launch System (SLS) drejt Hënës. Problemet me njërin prej motorëve detyruan anullimin e fluturimit në 29 gusht. Por pas verifikimeve të imtësishme, inxhinierët tani besojnë se e kanë kuptuar se përse motori në fjalë nuk arriti të ftohej në temperaturën e kërkuar për lëshim. Drejtuesit e projektit kanë vendosur të ndryshojnë procedurat e furnizimit me karburant. Një sensor difektoz gjithashtu mund të jetë bërë shkak për braktisjen e lëshimit të së hënës, vunë në dukje ata. Raketa 98 metra e gjatë - më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA - mbetet në platformën e saj në Qendrën Hapësinore Kennedy, me një kapsulë ekuipazhi të zbrazët. Pamjet: AFP