Pamje të reja nga mbrëmja e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij janë konfliktuar me një shofer kamioni në Bilisht kanë dalë nga kamerat e sigurisë në zonë. Në pamjet e reja, shihet se konflikti i cili nisi në rrugë si mosmarrëveshje për qarkullimin në rrugë dhe arriti deri në dhunë fizike vijon edhe në prezencë të policisë.