Naim Murseli e dinte se Granit Plava ishte personi që shtiu me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar. Këtë fakt, e ka pohuar vetë ai në Prokurori, por ka refuzuar të ketë porositur ai vrasjen e bashkëshortes, pavarësisht se është takuar me të ditën e vrasjes.