Në një konferencë për mediat, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të hapet konkursi për inspektorët e arsimit. Ajo shtoi po ashtu se pritet të rishikohen tekstet shkollore, me qëllim përmirësimin e tyre.