400 mijë litra naftë kontrabandë nga Tunizia janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Në pranga ranë pesë shtetas sirianë, kapiteni i anijes, ndihmësi i oficerit të parë, shefi i inxhinierëve, shefi i ofiçinës, mirëmbajtësi i pompave të naftës, si dhe një 34-vjeçar shqiptar, oficer i parë i anijes.