Në pompat e naftës, prej një jave nafta dhe benzina po blihet më shtrenjtë nga qytetarët. Që nga vendimi i fundit i bordit të transparencës nafta po shitet deri në 9 lekë më shtrenjtë. Çmimi korrespondon me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por kjo jep sinjale të forta negative për rritjen e inflacionit gjatë muajve pas ardhës.