Prej më shumë se 40 vitesh, banorët në Zharrëz bashkëjetojnë me erën e rëndë të mbetjeve hidrokarbure, naftë bruto e akumuluar prej dekadash në gropa ekologjike, dhe të tjera të hapura vitet e fundit, por që sipas banorëve nuk plotesojnë kushtet teknike dhe janë pa leje mjedisore. Vetëm vitin që shkoj në këtë gropë janë depozituar rreth 320 tonë mbetje tregon Qani Rredhi banor i zonës dhe aktivist për mbrojtjen e mjedisit.