Top Channel/ Nafta po shitet 193 lekë/ Rritje me 8 lekë në pak ditë. Benzina 195 dhe gazi 95 lekë
01/02/2022 19:35

Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku nafta tregtohej për rreth 148 lekë litri, qytetarë po e blejnë atë aktualisht me rreth 45 lekë më shtrenjtë. Rritja ka vijuar edhe për benzinën. Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit. Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër. Tendenca e rritjes së çmimeve të karburanteve nuk është ndalur që prej shkurtit të vitit të kaluar, ku që prej asaj kohe janë shtrenjtuar në mënyrë graduale edhe si rrjedhojë e luhatjeve në bursa, ku aktualisht nafta tregtohet nw rreth 90 dollarë për fuçi dhe pritet një tjetër shtrenjtim i mundshëm edhe si pasojë e shqetësimeve në rritje për shkak të tensioneve gjeopolitike me Rusisë dhe Ukrainës. Veç këtij faktori, luhatja e çmimeve të karburanteve në vend duket se po reflekton edhe ndryshimet e paketës fiskale me vendosjen e taksave të reja, kryesisht prej indeksimit të akcizës në bazë të inflacionit që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti. Ndërkohë, nga 1 korriku 2022 do të marrë fuqi edhe ndryshimi ligjor për unifikimin e akcizës së gazit në 6 lekë për litër për të gjitha llojet e përdorimit, çka pritet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimit të tij.

Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet për të hequr mbetjet që çon në det lumi Shkumbin
07/04 13:12
Top Channel/ Protesta e blegtorëve, kundërshtojnë heqjen e mbështetjes me naftë pa akcizë
07/04 13:11
Top News – Misioni historik drejt Hënës. Rekordi i Artemis, astronautët-Pamë gjëra të pazakonta!
07/04 12:45
Top News – Trump do Orbanin në Hungari. Dërgon Vance në Budapest para zgjedhjeve parlamentare
07/04 12:40
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Beqaj ofron 20 mijë euro garanci, gjykata e lë në qeli
07/04 12:28
Top News – Protesta e blegtorëve. Kërkesa për TVSh, subvencionet dhe skemën e naftës
07/04 12:21
Top Channel/ Lezhë, fermerët e ndjejnë luftën: Çmimi i naftës e plehrave bujqësore ndikon prodhimin
07/04 12:17
Top Channel/ Me bilbila dhe pankarta në dorë, fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë
07/04 12:09
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top News – Irani nuk shkatërrohet për një ditë. Ekspertët kundër deklaratave të Trump-E pamundur
07/04 11:43
Top Channel/ Blegtorët futen në Ministrinë e Bujqësisë, priten nga dy ministra
07/04 11:33
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top Channel/ Miratimi i skemës kombëtare, blegtorët në protestë, kërkojnë shtim të subvencioneve
07/04 10:57
Top News – ‘Besimi i qytetarëve fitohet me punë’. Hita mbledh shefat e Tiranës, porositë që u caktoi
07/04 10:54
Top News – Pezullimi nga detyra. Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin ndaj Ballukut
07/04 10:46
Top Channel/ Skënder Hita mbledh drejtuesit e lartë të Policisë së Tiranës,porositë e kreut të bluve
07/04 10:45