Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Për dallim nga një ditë më parë, çmimet u ulën për 17 centë, nëpër pikat e shitjes me pakicë. Gjatë së mërkurës, çmimi i naftës arriti në 1 euro e 82 centë në pikat e shitjes me pakicë, ndërkaq që të enjten çmimi u zbrit. Aktualisht në Kosovë, çmimi i naftës për litër është 1.65. Shitësit e naftës thonë që bazuar në lëvizjet e fundit sa i përket furnizimit, pritet të stabilizohet tregu.