Mbetjet hidrokarbure që dalin nga procesi i dekantimit të naftës bruto në depozitat në Qafën e Kashit në Mallakastër, shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit, tokës dhe nëntokës. Nëpërmjet përrenjve të rastësishëm, këto mbetje derdhen në rezervuarin e Marushës, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk është pastruar.