Shpresat janë që të mos kenë të drejtë, por gjithmonë më shumë ekspertë e analistë tregu po mbështesin idenë se cmimi i një fucie naftë mund të kapërcejë shumë shpejt pragun e 200 dollarëve. Kuotimi i arit të zi mori një tjetër hov pas lajmit se ishin sulmuar depot e naftës në Arabinë Saudite. Edhe pse flakët që pushtuan objektet e naftës së “Saudi Aramco” pas goditjes nga rebelet Huthi, janë vënë tashmë nën kontroll, situata në tregje nuk është stabilizuar krejtësisht. Në bazën e luhatjeve të cmimit, qëndrojnë më shumë tensionet gjeopolitike.