Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire Mecorapaj ka marrë 496 vota, duke lënë pas kandidaten tjetër, Darling Banushaj, e cila ka siguruar 106 vota. Në proces janë numëruar edhe 13 vota të pavlefshme. Me këtë rezultat, Nadire Mecorapaj shpallet zyrtarisht kryetare e re e degës së Partisë Demokratike në Vlorë.