Fermerët e Frakullës prej disa ditësh kanë filluar punën për kultivimin e luleshtrydhes në sera. Përzgjedhja e fidanit është shqetësim kryesor në këtë fillim sezoni. Nesti Troka prej 7 vitesh kultivon luleshtrydhe në sera. Ai ka rreth 12 dynym sera të mbjella me luleshtrydhe dhe ka shpenzuar më shumë se 20 mijë euro vetëm për blerjen e fidanëve.