Top Channel/ “Na ra si bombë”, vëllai i autorit në Spitallë: U arratisëm për t’i ikur hakmarrjes
14/12/2024 21:46

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike. Ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes. I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai tregon për jetën e vështirë në arrati. “Na ra si bombë. Unë isha në punë, nuk e kuptova as vetë se si na erdhi kjo gjë. Atë natë që e kam marrë vesh, direkt kam njoftuar xhaxhain tim të më marrë nusen dhe kalamajt se i kisha në gjumë. Kam marrë rrugët, kam fjetur në autostradë se po binte shi. Të nesërmen kam marrë një hotel që të fus fëmijët brenda. Unë jam i pafajshëm dhe fëmijët e mi po ashtu. Nëse Majlindi ka bërë krimin të marrë dënimin”, tha ai. Sipas tij, vendimi për ta lënë Majlindin pa avokat dhe për të mos e mbështetur në gjykatë ishte i qëllimshëm, pasi vëllai kishte pranuar krimin. “Ne kemi ecur me mendimin se ai e ka pranuar atje dhe ka mbaruar çdo gjë. Kur ai ka thënë se më kanë rrahur dhe torturuar, atëhere unë jam i detyruar, me aq mundësi sa kam, që të zbardhim çështjen, se edhe unë jam në hall”, u shpreh Ilir Habibi. Ai e përshkruan vëllain e tij si një njeri impulsiv, por njëkohësisht të ndikuar lehtë nga rrethanat dhe presioni. Deklarata e Majlind Habibit në seancën gjyqësore, ku mohoi të ketë kryer krimin dhe pretendoi se e kishte pranuar atë nën presion, ka tronditur familjen. Iliri pranon se kjo i ka bërë të rivlerësojnë situatën. “Të zbardhet çështja, a janë një autor apo disa. Flitet që ka pasur bashkëpunëtorë. Nëse Majlindi im është fajtor të marrë dënimin në maksimum”. I larguar nga Durrësi për të shmangur hakmarrjen e mundshme, Ilir Habibi shpreh shqetësimin për sigurinë e familjes dhe fatin e tre fëmijëve të tij të mitur. Ai bën apel për ndihmë dhe drejtësi në këtë situatë të pazakontë. “Nuk ka dalë i ati i tij, të thotë nuk kam gjë me ty, hajde në shtëpinë tënde. Unë kam frikë, ishim në punë fëmijët në shkollë, ishim në rregull. U shkatërruam”. Ngjarja tragjike e 2 dhjetorit, ku 33-vjeçari Branko Shkoza humbi jetën nga mbytja në kanalin e ujërave të ndotura, vazhdon të jetë e mbuluar me pikëpyetje. Ndërkohë, familjarët e Majlind Habibit po përballen me pasojat e një ngjarjeje që ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre. “Mua më vjen keq për Brankon, se jemi rritur bashkë. Më vjen keq për Brankon. I shpreh ngushëllimet familjes”.

Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja drejt Liverpool dhe Dublin
04/04 15:32
Top Channel/ Zgjatet hetimi i vrasjes së Kalasë, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen
04/04 15:23
Top News – ‘Asnjë incident te Njësia 7’. Braçe tregon se çfarë ndodhi në takimin e Ramës
04/04 14:18
Top News – Me pistoletë me vete e makinë pa targa, kapet ‘gangsteri’ në Laç
04/04 13:58
Top News – Mesazhi në Instagram i kushtoi jetën e babait/ Detaje nga sherri në Vlorë
04/04 13:30
Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59