Një prej kërkesave kryesore të Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme. Mirëpo, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se kjo nuk duhet të bëhet deri kur BE-ja të largojë masat ndëshkuese që ka vënë ndaj Kosovës.