Albin Kurti paralajmëroi se në kohën kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Komentet e tij, kryeministri i Kosovës i bëri gjatë një pritjeje të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë me rastin e Ditës Kombëtare të këtij vendi.