Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u takua me emigrantët shqiptarë në Greqi u pasqyrua pothuajse në të gjitha mediat greke. Protothema.gr që në titull e konsideron ‘mysafir të paftuar’ Ramën, ndërsa e cilëson hipokrite deklaratën e tij. “Shpirtrat shqiptare të Ramës në Athinë – Çfarë bëri ‘mysafiri i paftuar’ në Galatsi”, është titulli i Protothema.gr.