Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur si Lumo Skëndo, Imam Muhamed Sytari tha se ata që përdorin fjalor banal janë njerëz shpirtligj, të paedukuar dhe pa norma njerëzore.