Për tre ditë rresht në Tiranë, admirues të muzikës por edhe kalimtarë të thjeshtë patën mundësinë të shijonin disa koncerte të hapura, dicka jo e zakontë kjo në rrugët e kryeqytetit. Pandemia e bllokoi jetën artistike për një kohë të gjatë në Shqipëri, megjithatë ajo ka nisur të marrë frymë sërish. Nisma e fundit synoi të kapërcente vështirësitë e kufizimeve që diktoi koronavirusi edhe në raportet me artin, dhe u përpoq ta sillte atë më pranë tyre.