Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e sotme. Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën dhe në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën. Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.