Muzeu arkeologjik më i madh në botë, kushtuar një qytetërimi të vetëm u inaugura pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, me të cilën Egjipti shpreson të ringjallë turizmin dhe të rrisë ekonominë e dëmtuar. Me një sipërfaqe prej gjysmë milioni metrash katrorë, sa madhësia e 70 fushave të futbollit, Muzeu i Madh Egjiptian ekspozon rreth 100.000 objekte, shumë prej të cilave datojnë që para 6000 vitesh. Për herë të parë që nga zbulimi në 1922, publiku do të shohë varrin e paprekur të mbretit Tutankhamun, përfshirë maskën prej ari dhe fronin apo varkën spektakolare funerare 4500-vjeçare të Khufu-së.