Shtëpia muze e Sterio Spases është hapur në fshatin Gollomboç në Pustec. Dorëshkrimet origjinale të Spases, objektet e tij personale por edhe elementë të tjerë që e kthejnë atë në një atraksion turistik dhe kulturor për zonën janë ekspozuar në ndërtesën që ju nënshtrua rikonstruksionit duke u kthyer kështu në muzeun e parë që hapet në Pustec. Për djalin e shkrimtarit ky mbetet një moment emocionues që jetëson kujtimin e shkrimtarit. Pas ndërtimit të muzeut për të përmirësuar edhe më tepër infrastrukturën turistike të zonës parashikohen edhe disa ndërhyrje të tjera në rrugë dhe sheshet.