Një tjetër mutacion i koronavirusit është shfaqur në 39 vende të botës, madje edhe në Greqinë fqinje, për të cilin ka të dhëna paraprake se e anashkalon edhe vaksinën. Megjithatë, shkencëtarët janë duke e studiuar dhe OBSH e ka vlerësuar si një mutacion të rëndësishëm, i cili duhet hetuar. Mutacionet e Covid 19 ndodhin te proteina e saj dhe nëse kjo proteinë ndryshon shumë, atëherë ekziston mundësia që te vaksinat të funksionojë pak, është shprehur Paul Griffin, ekspert i sëmundjeve infektive në Australi.