Shtëllunga tymi ngriheshin mbi qytetin kufitar jugor të Gazës, Rafah, bashkë me lindjen e diellit në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Muaji i agjërimit nisi për territorin e gjunjëzuar palestinez pa një armëpushim në horizont sic shpresonte SHBA-ja, teksa luftimet vazhdojnë mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit ndërsa një krizë e tmerrshme humanitare ka pllakosur enklavën e rrethuar.