Top Channel/ Musk “ul kokën” para Trumpit, pendohet për sherrin: “Shkova shumë larg…”!
11/06/2025 11:51

Elon Musk është tërhequr nga pozicioni i ashpër që mori në sherrin publik me Donald Trump, e tani thotë se i vjen keq për disa nga postimet e tij në lidhje me presidentin amerikan. CEO i Tesla-s kërkoi shkarkimin e Trump dhe pretendoi se emri i tij shfaqet në dosjet e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein.““Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, ka shkruar Musk në platformën e tij X. Postimi vjen gati një javë pas përplasjes me shefin e Shtëpisë së Bardhë përmes të njëjtës platformë, cka shënoi një goditje të fortë për marrëdhënien e ngushtë mes tyre, që shënjoi të gjithë pjesën e parë të administratës së dytë të Trumpit. Të dy ata, si përdorues të zjarrtë të mediave sociale, përshkallëzuan ndjeshëm në rrjet retorikën kundër njëri-tjetrit, deri në pikën ku Musk doli me pretendimin se Trump nuk do të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2024 pa ndihmën e tij, ndërsa presidenti argumentoi se Tesla po “kalonte një kohë të vështirë” dhe se Musk ishte “i lodhur” kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në fund të majit.Elon Musk u largua në fund të muajit të kaluar nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale. Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, shuarjen e agjencive qeveritare dhe një sërë padish.

Fjala e nënës apo e babait, cila vret më shumë? – Në Shtëpinë Tonë
11/03 11:54
Ankth, mungesë vetbesimi dhe trishtim, sa “vret” një fjalë e thënë – Në Shtëpinë Tonë
11/03 11:45
Vuajta gjithë natën”, si një fjalë e bëri Rozi Kostanin të trembej për fëmijën – Në Shtëpinë Tonë
11/03 11:45
“Shprehjet tona kanë fuqi mallkuese”, pse fjala “vret” – Në Shtëpinë Tonë
11/03 11:45
“Më nxorri pistoletën”, historia e Pastor Paulin Vilajeti për një fjalë të keqkuptuar
11/03 11:44
“Pulë “Strohanoff” me salcë të kuqe – Në Shtëpinë Tonë
11/03 11:18
“Tartë me marmelatë kajsie” – Në Shtëpinë Tonë
11/03 10:55
Kampionati Kombëtar i Taekwondo-s, suksesi i klubit “Studenti” me 13 sportistët
10/03 12:07
Tigane të gërvishtura, toksikologia: Rrezik i madh për trupin, zgjidhni këtë lloj – Në Shtëpinë Tonë
10/03 11:41
Mos përdorni enë plastike, toksikologia: Të rrezikshme për shëndetin – Në Shtëpinë Tonë
10/03 11:40
Çfarë duhet të keni parasysh kur blini enët e kuzhinës. Po i fusni metale trupit – Në Shtëpinë Tonë
10/03 11:40
Mos përdorni letrën alumin: Gratë shtatzëna rrezik për fëmijë me autizëm – Në Shtëpinë Tonë
10/03 11:40
Pasta “Mimoza” – Në Shtëpinë Tonë
10/03 11:16
“Pite me mish të grirë” – Në Shtëpinë Tonë
10/03 10:54
Kërnackat e Korçës, e dinit që miksoheshin me tre lloje mishrash – Në Shtëpinë Tonë
09/03 12:20
“Kërnackat e Korçës”, mësoni sekretet e përgatitjes së tyre – Në Shtëpinë Tonë
09/03 12:19
Forma e qofteve, pse ka rëndësi dhe si t’i kombinojmë – Në Shtëpinë Tonë
09/03 11:47
Pse Shqipëria identifikohet me qoftet tek të huajt? Flet Arvin Kita – Në Shtëpinë Tonë
09/03 11:47
Mësoni llojet e qofteve! Ja mënyra idele e përgatitjes – Në Shtëpinë Tonë
09/03 11:46
“Qoftet e Qipros” – Në Shtëpinë Tonë
09/03 11:10
DIGITALB DIGITALB