Elon Musk e kritikoi ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Donald Trump, të njohur si “One Big Beautiful Bill Act” duke e cilësuar si “të neveritshëm”. Arsyeja e acarimit të miliardërit ka qenë duket ndikimi i madh që kjo nismë ligjore do të ketë sipas tij në rritjen e deficitit buxhetor dhe shtimin e shpenzimeve të panevojshme.