Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07/2025 19:57

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, dikur aleati i Donald Trump, i cili më vonë u përfshi në një përplasje publike me presidentin amerikan, ka përsëritur thirrjen e tij për të sfiduar atë që ai e përshkroi si sistem “unipartiak” në SHBA. “Dita e Pavarësisë është koha e përkryer për të pyetur nëse dëshironi pavarësi nga sistemi dypartiak (disa do të thoshin unipartiak)”, shkroi Musk në platformën sociale X, duke pyetur “A duhet të krijojmë Partinë Amerikane”. Ideja e Musk për krijimin e një partie të re erdhi pas një periudhe grindjesh publike dhe deklaratave të forta në rrjete sociale me presidentin amerikan, Donald Trump, në lidhje me projektligjin “OneBigBeautifulBill“ – tashmë të miratuar nga Dhomat e Kongresit. OneBigBeautifulBill është një paketë legjislative që përfshin një përzierje uljesh të taksave individuale dhe atyre të bizneseve, shpenzime masive për kontrollet e imigracionit, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe një rritje të stimujve për karburantet fosile. Gjithashtu ka ndryshime në të drejtën për t'u përfshirë në programet shëndetësore dhe sociale, si dhe mbyllje të disa prej nismave të tranzicionit klimatik të iniciuara nga ish-Presidenti Joe Biden. Një shumë prej 178 miliardë dollarësh (rreth 150 miliardë euro) do të shkojnë për programe që synojnë të kufizojnë emigracionin, ndër të cilat bëjnë pjesë rifillimi i ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, shtimi i personelit dhe i burimeve të policisë kufitare, hetimi dhe përndjekja penale e emigrantëve. Rreth 153 miliardë dollarë do të shpenzohen për mbrojtjen: ndërtim anijesh, sisteme për mbrojtjen nga raketat, armë bërthamore dhe mbështetje për ndihmën ushtarake në kufi. Projektligji do të stimulojë si eksplorimin e burimeve dhe eksportet e gazit, dhe do t'u jepë fund koncesioneve dhe stimujve për automjetet elektrike, energjinë e pastër dhe programet e reduktimit të emetimeve. Gjithashtu do të ketë ulje taksash prej rreth 4.5 trilionë dollarësh (3.8 trilionë euro) për individët dhe bizneset.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02