Elon Musk kërcënoi të tërheqë ofertën e tij 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter dhe i akuzoi drejtuesit e platformës se po pengojnë përpjekjet e tij për të mësuar më shumë rreth përdoruesve të saj. Kreu ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX e njoftoi në muajin prill synimin e tij për të blerë gjigantin e rrjeteve sociale, por mes palëve ka mospajtime.