Top Channel/ Murtaja shfaqet te delet, vatër e re në fshatin Trush në Shkodër
19/06/2025 15:28
Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar një rast të dytë të konfirmuar zyrtarisht. Këtë herë, sëmundja është identifikuar në një fermë në fshatin Trush, ku janë prekur 200 dele.